Përkufizimi :
Paraliza cerebrale nënkupton gjendjet komplekse joprogresive të shkaktuara nga dëmtimi i pjesëve të trurit të cilat kontrollojnë lëvizjet, gjendje këto të shkaktuara gjatë tre viteve të para të jetës të cilat për pasojë japin kufizimin e aftësisë .
Pjesa e trurit që kontrollon lëvizjet mund të dëmtohet para ose pas lindjes. Në këtë mënyrë muskujt e pjesës së dëmtuar të trurit pranojnë udhëzime të gabuara. Fizioterapia në vitet e para të jetës ka një ndikim të madh që jep rezultat 50 % të përmirësimit duke rikuperuar në mënyren më të mirë të mundëshme.
Disa herë dëmtimet prekin edhe pjesët e tjera të trurit të cilat mund të shkaktojnë vështirësi në shikim, dëgjim, komunikim dhe mësim, kjo varet nga grada e dëmtimit nese është e lehte, mesatare, rëndë dhe pasi është vendosur diagnoza nga mjeku specialist bëhet një prçes riabilitimi të cilët duhet një punë në TEAM (grup), që përveç mjekut luajnë një rol të veçantë fiziatri, fizioterapisti, logopedisti, psikologu,familja etj
Paraliza cerebrale infantile është e pranishme gjatë gjithë jetës. Në muajt e parë të jetës është shumë e vështirë të vihet re nëse femija ka paralizë cerebrale infantile, me kalimin e viteve dhe me rritjen e fëmijës deformimet bëhen mëse të dukshme .
Fëmija me dëmtime të lehta, ecë me barazpeshë të dobët. Fëmijët e tjerë mund të kenë vështirësi në shfrytëzimin e duarve të tyre. Fëmijët me dëmtime të rënda kanë nevojë të mësojnë për tu përqëndruar dhe për t’ju rritur vullnetin për të bashkëpunuar në mënyrë që të jenë të pavarur në aktivitetet e përditshme.
Të gjithë fëmijët me paralizë cerebrale mund të kenë dobi gjatë zhvillimit të tyre nga mësimi dhe trajnimi i hershëm, ndonëse paraliza cerebrale nuk mund të shërohet , efektet negative të saj mund të zvoglohen varësisht se sa herët fillojmë t’i ndihmojmë foshnjet dhe varësisht nga shkalla e dëmtimit të trurit.Sa më herët që ofrohet ndihma aq më tepër rivitalizime mund të bëhen.

0 σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου