Πέμπτη 30 Ιανουαρίου 2014

Me termin osteoporozë kuptohen kushtet në të cilat skeleti është subjekt i humbjes së masës kockore dhe rezistencës së shkaktuar nga faktorët ushqyes, metabolik ose patologjik. Skeleti është kështu një subjekt në risk më të madh të frakturave patologjike, në vazhdim me paksimin e masës dhe modifikimin e mikroarkitekturës së kockave.


Tipologjia
Osteoporoza ndahet në primare (origjinale) dhe sekondare si rrjedhojë e eventeve të lidhura me të (nga hiperparatiroidizmi, ilaçet osteotoksike, etj). Forma primare ndërton pothuajse ekskluzivitetin e formës (95% të rasteve).
Osteoporoza primare
Ndahet në:
  • Osteoporozë idiopatike (forma më e rradhë e të gjithave, shkaku e të cilës nuk është i qartë)
  • Osteoporoza tipi I ose post-menopauzale (si rrjedhojë e rënies së prodhimit hormonal)
  • Osteoporoza tipi II ose senile (si rrjedhojë e shkaqeve të ndryshme ndërmjet të cilave imobilizimi, konsumi i reduktuar i somatotropinës, testosteronit, kalçiumit, magnezit, vitaminës D, dhe i mirkroushqyesve të tjerë të rëndesishëm, funksion i reduktuar i enzimës 1a-hidorksilazë që prodhon hormonin aktiv të vitaminës D).
Manifestohet kryesisht tek kockat trabekolare dhe është kjo subjekti i pjesës më të madhe të frakturave.
Osteoporoza sekondare
Osteoporozat sekondare janë një grup i pasur me variante, por ndertojnë vetëm 5% të osteoporozës. Kryesoret janë të klasifikuara si të shkaktuara nga:
  • hiperparatiroidizmi
  • përdorimi i ilaçeve si kortizonikët, antiepileptikët, heparina, antikoagulantët oral, diuretikët.
  • pesha e ulët trupore
  • imobilizimet e zgjatura
  • hipersurrenalismi
  • hiperkalçuria
  • BPCO (bronkopneumopatia kronike okstruktive)
  • artriti reumatoid
  • sarkoidoza
  • celiakia
  • neoplazia malinje
  • absorbim i reduktuar intestinal i ushqyesve
  • hipogonadizmi
  • sëmundja Crohn
  • drepanocitoza (anemia falciforme)

Epidemiologjia
Ndërmjet sëmundjeve të kockave osteoporoza është më e shpeshta, prek të dy sekset por kryesisht femrat pas menopauzës, që  rrit në mënyrë të konsiderueshme riskun deri në 4 herë. Për sa i përket etnisë, edhe pse gjëndet çdo kund, rraca e bardhë dhe ajo aziatike janë më të prekura.
Forma I ka një inçidencë më të madhe ndërmjet 51 e 75 vjeç, e II mund të shfaqet në çdo lloj moshe dhe është pasojë e një ose më shum faktorëve të riskut të sipërpërmendur, osteoporoza idiopatike gjendet edhe tek adoleshetët (nga 10 – 18 vjeç) dhe tek të rinjtë.

Eziologjia
Shkaku është në humbjen e ekuilibrit ndërmjet osteoblasteve dhe osteoklasteve. Kategoria e parë e qelizave kontribuon në formimin kockor ndërsa e dyta kontribuon në riabsorbimin kockor, në qoftë se osteoklastet punojnë më shpejt se osteoblastet, kocka  përkeqësohet. Në menopauzë (forma I) ka një prodhim më të madh të osteoklasteve, të shkaktuara nga humbja e estrogjeneve që sjell një rritje të mundshme të citokinës, të lidhur me prodhimin e osteoklasteve. Në formën e dytë  me kalimn e moshës pakësohet aktiviteti i osteoblasteve.

Faktorët e riskut
Ekzistojnë faktor të ndryshëm risku që rrisin probabilitetin që osteoporoza të manifestohet, ata ndahen sipas modifikueshmërisë së eventit ose jo:
Jo të modifikueshëm
  • Mosha – përbën faktorin më të lartë të riskut, në plëqeri vjen normalisht përkeqësimi i masës kockore, shum e rëndësishme për gratë është edhe mosha në të cilën arrijnë menopauzën.
  • Faktorët gjenetik, edhe pse nuk përfshihen komplet.
  • Mungesa e hormoneve si estrogjenet (për femrat), somatotropina, testosteroni (si për meshkujt ashtu edhe për femrat, vetëm në formën II)
  • Prania e sëmundjeve si ciroza, artriti reumatoid.
  • Sëmundje të trashëguara: osteogjeneza inperfekte, acidoza tubulare renale.
  • Anomali endokrine, sindroma Cushing
Të modifikueshëm
  • Dieta, mungesa e mineraleve esenciale.
  • Pesha e ulët trupore
  • Abuzimi me alkolin
  • Pirja e duhanit
  • Algodistrofia
  • Aktiviteti i ulët fizik, që fillon nga një jetë sedentare deri në paralizë.
  • Hiperkalçuria
  • Përdorimi i ilçeve
  • Neoplazitë në palcën e kockave
Simptomatologjia
Osteoporoza manifestohet fillimisht me një paksim të tonit kalçik në masën kockore (osteopenia). Kockat lehtësisht të prekura nga paksimi i tonit kalçik janë vertebrat dorso-lombare, femuri dhe pulsi.
Fillimisht rrin asimptomatike për 2/3 e personave. Manifestimet e para shfaqen me fraktura; dhimbje kockash dhe në muskulaturë për shembull është tipike në praninë e frakturave, por ato mund edhe të mos jenë të paralajmëruara nga individi dhe lehtësisht mund të vijnë edhe nga një event minimal traumatik. Përgjithësisht dhimbja është e lokalizuar në shpinë ose tek baçini por është e mundur që të manifestohet kudo faqe thyerjeve dhe është tipike akute dhe përkeqësohet në prani të sforcimeve dhe të  ngarkesave. Me progresin e osteopenisë mund të manifestohet një kolaps vertebral, një frakturë e parakrahut (pulsit) ose një frakturë e femurit.
Frakturat mund të çojnë në hiperkifozë dorsale dhe hiperlordozë cervikale.




Terapia
  • Një formë e aktivitetit fizik ëshë e nevojshme në të gjitha rastet në mënyrë paralele  me ilaçet, pastaj është në gjëndje  të parandalojë humbjen e masës kockore dhe gjithashtu ta rrisë rreth 1% në vit.
  • Integrimi i vitaminës D3 është thelbësore si tek subjektet e shëndoshë për parandalim ashtu edhe tek subjeketet osteoporotik dhe osteopenik.
Objektivi i trajtimit
  1. Kontrolli i dhimbjes
  2. Stabilizimi i degjenerimit dhe tentavia për rindërtim nëpërmjet:
    1. Mbajtjes së faktorëve pozitiv
    2. Përjashtimi i faktorëve negative
    3. Hyrja e substancave që mungojnë
    4. Ristabilizimi i ekuilibrit hormonal
Roli i reabilitimit në sëmundjen e osteoporozës
Trajtimi në osteoporozë përdoret në dy themele të rëndësishme: terapia farmakologjike (kalçium) dhe fizioterapia (kjo e fundit jo vetëm në osteoporozën e hapur, por përdoret edhe me qëllim parandalues për të frenuar evolucionin).
Janë të këshilluara ushtrime specifike të lehta, progresive dhe  vigjilente në mënyrë të kujdesshme. Nuk duhet të vërehen manipulime të cfarë do lloji dhe duhet të evitohen pozicionet dhe levizjet tepër të forta (për shembull të ulurit më këmbët e kryqëzuara, ushtrime në pozicionin si mace, torsion dhe ushtrime për muskujt abdominal në kifozë). Vihet re që tek pacientët me osteoporzë ushtrimet aerobike kanë një efekt domethënës në reduktimin e humbjes së masës kockore ndaj ngarkesës në kolonën vertebrale dhe tek pulsi, ndërkohë që gjimnastika e ëmbël, e përdorimi i punës rutinë me hapa të shpejtë dhe akti i të ngjiturit të shkallëve sa më shum herë në ditë, janë terapeutike në osteoporozën e femurit.
Nuk duhet nënvlerësuar e ashtuquajtura ‘’kthyeshmëria e efekteve’’, që do të thotë se  përfitimet e lëvizjeve dhe të stërvitjeve  mbi kocka zhduken në qoftë se ka vazhdueshmëri në ekzekutimin e ushtrimeve.
Në mungesë të mundësive për të bërë riedukim motor në mënyrë të vazhdueshme, mund të       bëjmë përdorimin e magnetoterapisë.  Është e keshillueshme të ndiqet një trajtim me cikle rreth 20 ditë, të përsëritura 2-3 herë në vit. Përgjigjia e indit kockor është githmon shum e ngadaltë dhe matet vetëm pas 12-18 muajve.
Rrugët e reabilitimit të osteoporozës
Si rrugë reabilituese për osteoporozën kuptohen programe të tipit fizioterapeutik të karakterizuara nga një seri tipologjike ushtrimesh që kanë për qëllim të riforcojnë kockat mbi të gjitha në pjesë specifike ku është më i dobët e rrjedhimisht më i predispozuar ndaj frakturave (femuri, kolona, baçni, radiusi).
Amplifikohet forca muskulare dhe kontrolli motor në ato vende ku reagimi i ekuilibrit është i përfshirë më shumë.
Ndërkohë që nëpërmjet një riedukimi postural korrekt bëhet limitimi dhe parandalimi i  tendencës ndaj hiperkifozës  dhe si pasojë humbja e funksionalitetit polmonarë.
Në disa raste është i mjaftueshëm një program ushtrimesh specifike  në grupe të vogla homogjene për natyrën e problemit të praktikuar në ato periudha të vitit në të cilët lëvizet më pak.
Në përgjithësi në pranverë-verë në mënyrë të shpeshtë bëhen shetitje dhe shkallë që ndërtojnë tashmë një ushtrim të moderuar.
Ky tip programi është më adapt për gratë në moshën e pre-menopauzës ose në periudhën e parë pas menopauzës kur faktorët e riskut rriten  por nuk është zhvilluar akoma sëmundja (osteopeni e lehtë).
Kur osteoporoza tashmë është zhvilluar është e nevojshme një protokoll fizioterapeutik i ndërtuar mbi personin në bazë të pasqyrës klinike dhe të problematikës funksionale që është themeluar.
Çdo program është ndërtuar në mënyrë individuale mbi pacientin në bazë të çdo rasti dhe në përgjithësi 10-12 seanca janë të nevojshme për të mësuar në mënyrë korrekte ushtrimet që më pas në mënyrë eventuale mund të vazhdohen në shtëpi ose të përsëriten në mënyrë ciklike në distancë muajsh.
Qëndrueshmëria është thelbësore sepse sa më konstant dhe i vazhdueshëm ëshët ushtirmi aq më efikase është mirëmbajtja në kohë.

0 σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου