Παρασκευή 6 Φεβρουαρίου 2015

LENDIMET E MUSKUJVE

Lendimet e muskujve mund te jene te hapura dhe te mbyllura. Lendimet e hapura nuk jane lendime tipike sportive, por ndodhin. Lendimet e mbyllura perbejne numrin me te madh te
lendimeve sportive.
Lendimet e mbyllura te muskujve
Lendimet e muskujve mund te ndodhin ne te gjitha sportet, por me se shpeshti hasen ne sportet ku ka vrapime dhe kercime. Shkaktohen nga goditjet direkt ne muskuj, nga forca tkurrese e vet muskulit dhe nga mbingarkesa e
muskujve.
Shenjat e pergjithshme dhe te perbashketa te lendimeve te muskujve jane:
-Dhimbja e forte
-Pozita e detyrueshme e ekstremitetit
-Humbja e pjeserishme apo e plote e funksionit te muskulit dhe zvogelimi i forces
-Ndryshimi i konfiguracionit te muskulit
(rupturat)
-Hematoma subkutane (nese eshte hematoma e madhe mund te palpohet fluktuacioni, por nuk duhet perzier me masen muskulore)
Numri i madh i lendimeve endogjene, te cilat karakterizohen me ndryshime minimale makroskopike, jane te lokalizuara ne trupin e muskulit apo ne vendkalimin muskul – tendin.
Ruptura e fijeve muskulore mund te ndodhe ne cilindo muskul terthoro – vijor, por me se shpeshti ndodh ne muskujt e gjate te ekstremiteteve, me skaje te vogla te tendinit.
Klasifikimi i lendimeve te muskujve behet si vijon:
1. Kontuzio – mund te jete siperfaqesor apo i thelle
2. Zgjatja e tepert e muskulit – distensio
3. Çarja e disa fijeve muskulore – laceracio
4. Keputje e pjeserishme e muskulit – ruptura partialis
5. Keputje e plote e muskulit – ruptura
completa
1. Kontuzioni - shfaqet pas goditjes dhe
shkalla e lendimit varet nga forca goditese.
Pas lendimit shkaktohet gjakderdhje
(hematoma), e cila eshte e dukshme meqenese eshte i shkaktuar nga jashte. Kete lendim ju mund ta shifni shpesh ne futboll dhe ne sportet tjera me kontakt. Ky lendim anglisht quhet muscle bruises (per ata te cilet deshirojne te lexojne me shume per kete lendim, ne google mund ta gjejne me emrin muscle bruises).
2. Distensioni – zgjatja e tepert e muskulit eshte forma me e lehte e lendimit, dhe nuk ka ndryshim te struktures anatomike te muskulit. Mendohet se ne kete forme te lendimit behet nje levizje e tepert e fijeve paralele te muskulit (aktine dhe miozine), zvogelohet tonusi dhe dobesohet funskioni i muskulit.
3. Laceracio – eshte çarje parciale e fijeve te muskulit. Ky lendim karakterizohet mendryshim te struktures anatomike te nje pjese te fijeve te muskulit, gjakderdhje dhe me formin te hematomes.
4. Ruptura parciale e muskulit - ka shenja te ngjashme me format e tjera per dallim qe ne kete forme dhimbja eshte shume me e e shprehur. Hematoma eshte e shprehur dhe, ne te shumten e rasteve, vend i i lenduar mund te palpohet.
5.Ruptura e plote e muskulit - eshte nje
gjendje me e rralle qe karakterizohet me
dhimbje te madhe edhe ne gjendje qetesie – pushimi. Vendi ku ka ndhodhur ruptura eshte i thelluar, ndersa hematoma e formuar, pas lendimit eshte mjaft e madhe.
Anamneza e mire ndihmon diagnostikimin e ketyre formave te lendimeve te muskujve. Distenzioni dhe laceracioni karakterizohen me dhimbje, te cilat nuk jane te nje intensiteti te madh qe aktiviteti te nderpritet.
Nderkaq, dhimbjet e ruptures parciale dhe komplete e detyrojne sportistin qe te nderprese
aktivitetin.
Lendimet e muskujve mund te jene akute dhe kronike. Sherimi i hershem i lendimeve te muskujve bazohet ne respektimin e kater rregullave:
1.Pushimi nga çdo aktivitet per 12 – 36 ore, me pastaj ushtrimet e lehta
2. Zbatimi i ftohtit
3. Bandazhimi
4. Ngritja e ekstremitetit me larte se niveli i zemres (elevacioni).
Ne rastet e rupturave te plota preferohet
intervenimi kirurgjikal. Sherimi i mevonshem bazohet ne zbatimin e procedurave te nxehta, ultrazerit,
elektroterapise, kinezioterapise. Te lendimet e muskujve, ku eshte e shprehur hematoma, 48 ore pas lendimit preferohet perdorimi i preparateve yndyrore te heparines.i